Ora me Alarm Video Online

Koha e Ziles?

:

Shkruaj më poshtë fjalët kyçe të këngës apo videos për të zgjedhur.

Koha e Dremitjes? (Minuta)

Koha e Mbetur

Çfarë Është Ora me Alarm Video Online?

Nëse jeni të lodhur nga alarmi i orës suaj, ju mund të përdorni Orën me Alarm Video Online për t'u zgjuar me videon tuaj të preferuar në YouTube. Është e thjeshtë në përdorim dhe funksionon si një orë me alarm me muzikë, si edhe ju jep mundësinë që të mos zgjoheni me të njëjtin alarm tërë kohës.

Si Përdoret Ora me Alarm Video Online?

Është shumë e thjeshtë të përdorësh Orën me Alarm YouTube dhe përmban të gjitha cilësimet që ju prisni. Në fillim, vendosni alarmin duke përcaktuar brenda kutive orën dhe minutën se kur dëshironi të nisë video-alarmi. Më pas, shkruani fjalët kyçe të videos brenda kutisë së përcaktuar dhe sigurohuni që videoja mund të luhet. Keni edhe opsionin për të lundruar poshtë videos dhe të vendosni kohën e dremitjes që dëshironi. Në fund, klikoni butonin "Vendos Alarmin". Pasi të jetë vendosur ora me alarm, ju duhet ta mbani faqen aktive që të funksionojë, çka do të thotë që nuk mund të shihni faqe të tjera, përsa kohë keni ndezur alarmin. Gjithashtu, ky është një opsion online, ndaj detyrimisht nuk mund të përdoret pa internet.

Cilat Video të YouTube Mund të Përdorni?

Ju mund të përzgjidhni cilëndo video që dëshironi për t'u zgjuar dhe mekanizmi për të gjetur videot është shumë efikas. Poshtë kutive ku përcaktoni orën, gjendet një tjetër kuti që ju lejon të shkruani fjalët për të përshkruar videon që dëshironi. Është shumë e rëndësishme të përshkruani atë që dëshironi. Për shembull, nëse shkruani "Rita Ora Let You Love Me" në kuti, do të keni versionin origjinal të këngës, ose bashkëpunimin me një tjetër këngëtar. Nëse dëshironi një video në veçanti, do të ishte më mirë që të vendosni id-në e videos, domethënë 11 karakteret e fundit të URL-së YouTube, si për shembull "XCQK6LmhYqc".

Pse të Përdorni Orën me Alarm Online me Muzikë?

Shumica e orëve me alarm kanë vetëm disa tinguj alarmi, ndaj të jeni në gjendje të zgjidhni një video nga koleksioni i gjerë i YouTube, i jep zgjimit tuaj një dimension krejt të ri dhe ju ofron shumë opsione. Falë orës me video-alarm nga YouTube, ju mund të zgjoheni nën tingujt e dallgëve të detit, ose me një video meditimi nga guruja juaj i preferuar. Është shumë e thjeshtë për t'u përdorur, si një kronometër dhe ju mund të vendosni kohëmatësin me minuta. Ju keni mundësinë që ta përdorni aplikacionin e alarmit me YouTube në kompjuterin, si edhe në celularin tuaj.